Ndërlidhjet

Al-Hashemi nga Katari në Arabinë Saudite?


Nënpresidenti irakian, Tarik al-Hashemi

Nënpresidenti irakian, Tarik al-Hashemi

Nënpresidenti sunit i Irakut- i kërkuar nga autoritetet në Bagdad- raportohet se është larguar nga Katari pas një vizite katër-ditëshe.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Katarit tha se Tarik al-Hashemi është larguar të mërkurën.

Agjencitë e lajmeve citojnë një zyrtar të paidentifikuar saudit të ketë thënë se al-Hashemi ka arritur në Arabinë Saudite.

Hashemi ka arritur në Doha të dielën, siç thuhet një vizitë zyrtare.

Ai fshihej në rajonin autonom kurd të Irakut, për të shmangur arrestimin nga autoritetet e Bagdadit, të cilat e akuzojnë se ka drejtuar grupe vrasëse që kishin në shënjestër pelegrinët shiitë, zyrtarët e sigurisë dhe ata të qeverisë.

Iraku i ka kërkuar Katarit ekstradimin e tij, gjë që është refuzuar nga mbretëria sunite e Gjirit Persik.
XS
SM
MD
LG