Ndërlidhjet

Çekia përballet me zgjedhje të parakohshme?


Poster zgjedhor me kryeministrin aktual çek, Petër Neças

Poster zgjedhor me kryeministrin aktual çek, Petër Neças

Kryeministri çek Petër Neças i ka dhënë ultimatum një-javësh koalicionit të qendrës së djathtë të tij, që të zgjidhë dallimet, ose të përballet me zgjedhje të parakohshme.

“Projekti e ka shansin”, ka thënë Neças, "nëse më 11 prill, koalicioni tre-partiak zgjidhë krizën", të nxitur nga anëtari më i vogël, Partia për Çështjet Publike(VV), që ka bërë kërkesë ndër të tjera edhe për, shuarjen e tri ministrive.

Përndryshe, kreyministri tha se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme, duke përjashtuar një qeveri minoritare, nëse dikush do të tërhiqej nga koaliconi.

“Do ta them hapur, se nën asnjë rrethanë nuk marrë pjesë në një qeveri minoritare”, ka thënë Neças në Pragë.

Presidenti Vaclav Klaus ka kërkuar unitet në mes të partnerëve të koalicionit.
“Shteti nuk mund të përballojë destabilitet tjetër”, ka thënë Klaus.

Opozita social-demokrate ka kritikuar qeverinë për politikat e kursimit, duke kërkuar që zgjedhjet të mbahen në muajt e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG