Ndërlidhjet

Ban kërkon ndalimin e ekzekutimeve në Irak


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun i ka bërë thirrje qeverisë së Irakut që të ndalojë ekzekutimet.

Ban tha se “është i shqetësuar nga vazhdimi dhe ekzutimi në rritje i dënimeve me vdekje”.

Në rapotin e Banit, thuhet se në mes të janarit dhe nëntorit të vitit 2011 janë ekzekutuar 68 persona, por vetëm në periudhën nga dhejtori i 2011, deri në shkurt të 2012, janë ekzekutuar 80 persona të dënuar me vdekje.

Në raport thuhet se të ekzekutuarit ishin dënuar në bazë të ligjeve kundër terrorizmit.
“Prandaj, u kërkoj, autoriteteve të Irakut që të vendosin një moratorium për zbatimin e dënimit me vdekje”, ka thënë Ban.
XS
SM
MD
LG