Ndërlidhjet

logo-print

Vriten tre ushtarë amerikanë


Pas sulmit në provincën e Farjabit, 04 prill 2012

Pas sulmit në provincën e Farjabit, 04 prill 2012

Të paktën 10 njerëz, përfshirë tre ushtarë amerikanë janë vrarë nga një sulmues vetëvrasës në Afganistanin verior.

Sulmi i së mërkurës ka ndodhur në Majmana, kryeqyteti i provincës Fariab, që është parë si zonë relativisht paqësore e Afganistanit.

Sulmuesi vetëvrasës raportohet se po ngiste një motoçikletë të mbushur me eksplozivë.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Raportohet për numër të ndryshëm viktimash, por Associated Press ka cituar zyrtarë të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, të kenë konfirmuar vrasjen e tre trupave amerikane.

Raportohet për një numër policësh afganë të vrarë, po ashtu.
XS
SM
MD
LG