Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 5 prillin në vite…


ETNA
ETNA

1971 - Shpërthen vullkani në malin Etna, në Sicili, Itali.

1792 - Presidenti amerikan, Xhorxh Uashington, ushtron për herë të parë të drejtën e tij të vetos ndaj një ligji të miratuar nga ligjvënësit e parë amerikanë pas pavarësimit.

1851 - Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Ambrose Kingsland propozoi që në Ishullin e Manhatanit të ndërtohej një park - ai që është sot Central Park.

1896 - Lojërat Olimpike moderne zyrtarisht hapen në Athinë.

1897 - Shpallet lufta greko-turke, e njohur po ashtu edhe si “Lufta 30-ditore”. Greqia kërkonte pavarësi prej Perandorisë osmane, e cila kishte pushtuar shumicën e Ballkanit.

1945 - Lideri i Jugosllavisë komuniste, Josip Broz Tito, nënshkroi marrëveshje me Bashkimin Sovjetik që ia lejonte këtij të fundit të ndërhynte përkohësisht në territorin jugosllav në rast rreziku.

1956 - Fidel Kastro, lider rebel kuban, e shpall veten gjatë kohës së luftës, president të Kubës.

1964 - Vdiq në Uashington pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 84 vjeçare, gjenerali Dagllas MekArtur.

1992 - Alberto Fuxhimori, president i Perusë, shpërndan Kongresin peruan me ndërhyrje ushtarake.

2009 - Koreja Veriore lason një satelit me një raketë kundërthënëse, duke shkaktuar reagimin e Kombeve të Bashkuara pasi Koresë komuniste nuk i është lejuar programi bërthamor.(z.p.)
XS
SM
MD
LG