Ndërlidhjet

Sot takimi Bajden-Thaçi


Takimi i nënpresidentit amerikan Xho Bajden me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi, Uashington, DC, 21 korrik, 2010
Takimi i nënpresidentit amerikan Xho Bajden me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi, Uashington, DC, 21 korrik, 2010
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nënpresidenti amerikan Xho Bajden do të takojë sot kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Takimi, sipas komunikatës për media të Shtëpisë së Bardhë, mbahet në orën 11 e 30, sipas kohës lokale të Uashingtonit.

Kryeministri Thaçi gjendet në një vizitë zyrtare në SHBA.

Një ditë më parë, ai u takua me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, nga e cila mori mbështetjen amerikane për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe për aspiratat euro-atlantike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG