Ndërlidhjet

logo-print

Asad nis ofensivë të re


Ndërtesa të shkatërruara në Homs të Sirisë, mars, 2012

Ndërtesa të shkatërruara në Homs të Sirisë, mars, 2012

Aktivistët sirianë thanë se trupat qeveritare kanë nisur sulme në disa qytete përgjatë vendit.

AP shkruan se ofensiva duket se ka për qëllim që t’i japë një shtytje forcave të presidentit Bashar Al Asad për të korrur fitore ne terren para armëpushimit të javës së ardhshme.

Dhuna e fundit vjen me gjithë marrëveshjen e Asadit për të zbatuar armëpushimin që nga e marta.

Armëpushimi është pjesa qendrore e planit të propozuar nga Kofi Anan, i dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe për krizën në Siri.

Sipas OKB, në krizën njëvjeçare, deri më tash kanë humbur jetën 9 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG