Ndërlidhjet

Greqi: Vetëvrasja e pensionistit, nxit përleshje

  • RFE /RL

Athinë, 4 prill 2012

Athinë, 4 prill 2012

Vetëvrasja e pensionistit grek, që thuhet se u bë për shkak të vështirësive të krijuara nga masat e ashpra të kursimit të Qeverisë, ka nxitur përleshje të dhunshme në Athinë.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë rreth 1,500 protestues, të cilët hidhnin gurë dhe koktej molotovi jashtë Parlamentit.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Përleshjet shpërthyen disa orë pasi që farmacisti 77-vjeçar qëlloi veten në kokë në sheshin e frekuentuar Sintagma në Athinë.

Policia tha se atij i është gjetur një letër e shkruar.

Mediat raportojnë se ai mund t’ia ketë marrë jetën vetes për shkak të vështirësive të krijuara nga masat e ashpra të qeverisë, të cilat u miratuan për të shmangur falimentimin dhe kolapsin ekonomik të Greqisë.

Liderët politikë grekë kanë shprehur keqardhjen për incidentin e së mërkurës, por kanë thënë se vetëvrasja nuk duhet të politizohet.(a.i.)


Trego komentet

XS
SM
MD
LG