Ndërlidhjet

Shpërthim në naftësjellësin turk


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Nga shpërthimet që kanë ndodhur në juglindje të Turqisë, është shkaktuar ndalja e njërit nga dy naftësjellesit, që bart naftë nga Iraku për në portet mesdhetare.

Zyrtarët thanë se shpërthimet e së enjtes, në pika të ndara, afër naftësjellesit në qytetin e Idilit në Turqi, kanë shkaktuar një zjarr.

Nuk është bërë e ditur se si kanë ndodhur shpërthimet dhe kur do të hapet naftësjellësi i dëmtuar.

Kryengritësit kurdë, që luftojnë për autonomi nga Turqia, kanë sulmuar më parë naftësjellësin.
XS
SM
MD
LG