Ndërlidhjet

Rrahet dhe plaçkitet diplomati italian në Rusi


Flamur italian

Flamur italian

Policia në Rusi tha se një diplomat italian është rrahur dhe plaçkitur në qytetin veri-perëndimor të Shën Petërsburgut.

Zyrtarët në Shën Petërsburg thanë se Gjorgjo Matioli është hospitalizuar me lëndime në kokë, pas sulmit nga sulmues të panjohur të mërkurën në mbrëmje.

Sulmuesit raportohet se i kanë vjedhur atij pasaportën diplomatike, paratë dhe dokumentet e automjetit.

Matioli është thënë se është atashe kulturor në Konsulatën italiane në Shën Petërsburg.
XS
SM
MD
LG