Ndërlidhjet

Rreth një mijë refugjatë ikin nga Siria


Refugjatë sirianë në Turqi, shkurt, 2012
Refugjatë sirianë në Turqi, shkurt, 2012
Turqia tha se rreth një mijë refugjatë nga konflikti sirian kanë ikur në Turqi në ditën e kaluar- duke rritur në 21 mijë numrin e përgjithshëm të njerëzve që kanë hyrë në shtetin turk në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës.

Ndërkohë, raportohet për përleshje në qytete të ndryshme të Sirisë mes trupave qeveritare dhe kryengritësve opozitarë.

Regjimi sirian ndërkaq, është bërë gati që të takojë një të dërguar të ndërmjetësit të OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, Kofi Ananit.

Zyrtarët thanë se bisedimet pritet të fokusohen në zbarkimin e një misioni 250 anëtarësh të OKB-së që do të mbikëqyrte zbatimin e planit të paqes së Ananit.
XS
SM
MD
LG