Ndërlidhjet

Hashemi: Iraku, fushatë sistematike ndaj sunitëve


Nënpresidenti irakian, Tarik al Hashemi
Nënpresidenti irakian, Tarik al Hashemi
Nënpresidenti në arrati i Irakut Tarik al-Hashemi e ka akuzuar sot kryeministrin Nuri al-Maliki se po kryen fushatë sistematike kundër minoritetit sunit arab.

Në një intervistë për televizionin Al-Jazeera, Hashemi, që është vetë sunit, ka deklaruar se “politikat e Malikit, që është anëtar i shumicës shiite në Irak, paraqesin kërcënim për unitetin e Irakut.

Ai ka thënë se Maliki ka lejuar që hapësira ajrore e Irakut të shfrytëzohet për aeroplanët që bartnin armë për regjimin e presidentit sirian Bashar al Asad.

Hashemi, që përballet me akuza për terrorizëm në Irak, në lidhje me pretendimet se ka drejtuar grupe vrasëse, ka arritur në Arabinë Saudite të mërkurën, pas një vizite nkatërditëshe në Katar.
XS
SM
MD
LG