Ndërlidhjet

Ish ministri rus krijon grup opozitar


Protestë e aktivistëve opozitarë, Moskë

Protestë e aktivistëve opozitarë, Moskë

Ish ministri i financave u Rusisë Aleksei Kudrin tha se është duke ngritur një grup të pavarur që do t’i bëjë presion Kremlinit dhe do të promovojë altrenativat ndaj politikave të mbështetura nga qeveria.

Kudrin, 51 vjeçar ka shërbyer si ministër i financave në mes të vitit 2000 dhe 2011 dhe është parë si aleat i ngushtë i kryeministrit Vlladimir Putin, i cili po ashtu është në pushtet që nga viti 2000.

Vitin e kaluar, Kudrin u raportua se dha dorëheqje në lidhje me mosmarrëveshjet me presidentin tashmë në largim Dimitri Mevdeved dhe bëri publike qëllimet e tij për të mbështetur një lëvizje opozitare, e cila deri më tash ka zhvilluar disa protesta kundër regjimit të Putinit.
XS
SM
MD
LG