Ndërlidhjet

Thaçi ka shprehur mirënjohje për Medlin Ollbrajt


Takimi Thaçi – Ollbrajt
Takimi Thaçi – Ollbrajt
Në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot në Uashington, me ish sekretaren amerikane të shtetit, Medlin Ollbrajt, me ç’rast ka shprehur mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm që ajo e ka bërë dhe po e bën për mbështetjen e zhvillimeve në Republikën e Kosovës.

Mëtutje, në kumtesën nga Zyra e kryeministrit në Prishtinë, është theksuar se zoti Thaçi e ka njoftuar zonjën Ollbrajt me zhvillimet e fundit në Kosovë, e veçanërisht, për reformat në rrugën drejt integrimeve evro-atlantike.

Mëtutje, sipas njoftimit, ish sekretarja amerikane e shtetit, Medlin Ollbrajt, e ka rikonfirmuar mbështetjen për Republikën e Kosovës, për integritetin dhe sovranitetin e saj dhe për procesin e integrimeve evro-atlantike të Kosovës.

Medlin Ollbrjat e ka përgëzuar kryeministrin Thaçi për marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe për fillimin e procesit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, njoftoi zyra e kryeministrit në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG