Ndërlidhjet

Kosovë: Ekspertët e deminimit e kanë vazhduar punën


Pjesëtarët e FSK-së në një operacion të deminimit në fshatin Harilaq

Pjesëtarët e FSK-së në një operacion të deminimit në fshatin Harilaq

Ekspertët e kanë vazhduar sot punën në procesin e ngadalshëm të largimit të minave në Kosovë, ku kanë mbetur shumë bomba të NATO-s dhe të ushtrisë së Serbisë, gjatë luftës së vitit 1998-99.

Prej se ka përfunduar konflikti, nga këto mina të fshehura janë vrarë 114 vetë dhe janë plagosur më se 450 vetë.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me uniforma mbrojtëse dhe me helmeta e kanë vazhduar sot punën të cilën e kishin lënë pas borës së parë vitin e kaluar.

Në Kosovë, ekspertët për largimin e minave duhet të presin derisa të afrohet pranvera dhe toka të zbutet, në mënyrë që të mund të bëhet kontrolli për materje shpërthyese.

Në vitin 1999 ishin regjistruar afro 4500 vende me mina, pas fushatës 78 ditëshe të bombardimeve të NATO-s, me të cilën përfundoi lufta dhe u ndal goditja brutale e forcave të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë.

Behxhet Kodra, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, thotë se territori i Kosovës mbetet me bomba dhe mina tokësore.

“Ne kemi punuar në këtë lokacion gjatë dy viteve të kaluara dhe kemi gjejtur dhe shkatërruar 200 pajsije eksploduese nga bombat, predhat, raketat dhe projektilët e tjerë”, thotë Kodra dhe shton se “një minë e larguar, një jetë e shpëtuar”.

Ekipi i tij punon në malet rreth fshatit Harilaq, 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit Prishtina dhe afër aeroportit kryesor të Kosovës.
XS
SM
MD
LG