Ndërlidhjet

Kuper e dënon sulmin kundër delegacionit të Serbisë në Kosovë


Robert Kuper
Robert Kuper
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Robert Kuper, e ka dënuar sulmin e djeshëm kundër konvojit të delegacionit të Serbisë në Prishtinë.

“Aktet e këtilla nuk janë në harmoni me frymën e dialgout. Delegacioni ishte pjesë e grupit të punës në implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në deklaratën për media të Robert Kuperit.

Mëtutje, në deklaratë theksohet se Bashkimi Evropian do ta vazhdoj ndërmjetësimin e dialogut Prishtinë – Beograd dhe të dy palët po takohen sot për implementim të mëtejshëm.

“Duhet të jetë e qartë se ky dialog nuk është vetëm për arritjen e marrëveshjeve, por më tepër e rëndësishme është implementimi dhe synimi që të pëfitoj populli në të dy anët”, thotë Kuper.

Mëtutje, ai ka theksuar se “implementimi është, poashtu, kërkesë kryesore për progresin e secilës palë në rrugën e tyre drejt integrimeve në BE”.
XS
SM
MD
LG