Ndërlidhjet

Kongresistët amerikanë vizitojnë Maqedoninë


Pamje nga Shkupi

Pamje nga Shkupi

Një delegacion i Kongresit të SHBA-ve, i kryesuar nga kongresisti republikan, Dejvid Draer, dhe demokrati, Dejvid Prajs, po qëndrojnë për vizitë dyditore në Maqedoni, në kuadër të programit “House Democracy Partnership”, që ka për qëllim mbështetjen më efikase të institucioneve.

Delegacioni fillimisht është takuar me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, me të cilin kanë disktuar për zhvillimet aktuale në Maqedoni në kontekst të përpjekjeve të saj për integrimin në strukturat euroatlantike.

“Anëtarët e Kongresit u njohën me akgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila i jep kredibilitet dhe paraqet vërtetim të politikës së drejtë të Republikës së Maqedonisë. Në vigjilje të Samitit të rradhës së NATO-s në Çikago, presidenti shprehu shpresën se pas akgjykimit vendet anëtare do t’i rishqytrojnë pozicionet e tyre në raport me Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e kabinetit të presidentit të Maqedonisë.

Anëtarët e kongresit siç thuhet në komunikatë, “riafirmuan përkrahjen e plotë për integrimet evro-atlantike të Republikës së Maqedonisë dhe gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të mardhënieve të partneritetit dhe bashkëpunimit me Kongresin, posaçërisht përmes programit, ‘House Democracy Partnership’.

Delegacioni i kongresit amerikan ka realizuar edhe takime me deputetë të partive të ndryshme të përfaqësuara në Kuvendit e Maqedonisë, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, ndërsa do të mbahet edhe një punëtori me drejtues të partive opozitare në temën “Opozita efikase në Kuvend”.
XS
SM
MD
LG