Ndërlidhjet

Iran: Bisedimet të mos mbahen në Turqi


Kapaciteti atomik në Natanc të Iranit

Kapaciteti atomik në Natanc të Iranit

Shefi i Komitetit për politikë të jashtme në Iran, Alaedin Borogjerdi, tha se Irani nuk dëshiron që Turqia të jetë mikpritëse e takimit të fuqive botërore me Iranin, lidhur me programin atomik të Teheranit.

Ai tha se Irani “nuk është i interesuar për Turqinë si mikrpitës” dhe e ka mbështetur idenë që takimi të mbahet në Bagdad të Iranit.

Njëherësh, kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se Irani po e humbë autoritetin ndërkombëtar për shkak të “mungesës së sinqeritetit”.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha dje se Irani duhet të jetë serioz për të dëshmuar se programi i tij atomik nuk është program për zhvillimin e armatimit bërthamor. Sipas saj, në të kundërtën, Irani ballafaqohet me izolim të mëtejshëm dhe sanksione ekonomike.

Më herët zonja Klinton tha se bisedimet me Iranin do të zhvilloheshin në Turqi më 13 dhe 14 prill.

Por, Rusia dhe Irani thonë se data dhe vendi i bisedimeve ende nuk është konfirmuar.
XS
SM
MD
LG