Ndërlidhjet

Mbetja e Titanikut – nën mbrojtje të UNESKO-s


Ilustrim

Ilustrim

Mbetja e Titanikut këtë muaj do të merret nën mbrojtjen e UNESKO-s, pasi ka qëndruar në fund të Oqeanit Atlantik, për më tepër se 100 vjet.

Mbetja, e zbuluar në vitin 1985, qëndron në ujërat ndërkombëtare dhe nuk i nënshtrohet mbrojtjes së asnjë shteti.

Por, pas një shekulli, mbetja e anijes së fundosur i takoi juridiksionit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore nga viti 2009.

Anija britanike e udhëtarëve, Titanik, e kishte goditur një maje akulli në udhëtimin e saj të parë dhe është fundosur në thellësinë prej 4 mijë metrash në Njufundland, më 14 prill të vitit 1912. Me këtë rast e kanë humbur jetën 1514 udhëtarë, që ishin në anije.

Kjo mbetet njëra nga katastrofat më të mëdha të anijeve në kohën e paqes në histori.

100 vjetori i kësaj ngjarje tragjike po shënohet me zhvillime kulturore dhe historike në Britani dhe në Shtetet e Bashkuara, për ku lundronte anija.
XS
SM
MD
LG