Ndërlidhjet

Bajden rikonfirmon mbështetjen e fuqishme për Kosovën


Xhozef Bajden

Xhozef Bajden

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjtë qëndrimit të tij në Uashington, mbrëmë u takua me zëvendës –presidentin e Shteteve të Bashkuara, Xhozef Bajden, me ç’rast u konfirmua mbështetja e fuqishme dhe e gjithanshme e Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

Mëtutje, siç raportojnë mediat në Prishtinë, duke u bazuar në njoftimin e kryeministrisë së Kosovës, Thaçi, në takimin e mbrëmshëm, i ka shprehur mirënjohje të lartë zotit Bajden, për rolin vendimtar që kanë pasur Shtetet e Bashkuara në relacion me të gjitha proceset historike, që ndërlidhen me Kosovën, duke përfshirë edhe marrëveshjet e fundit Kosovë – Serbi.

Zoti Thaçi ka kërkuar nga zëvendës presidenti Bajden, që Uashingtoni të vazhdoj të luajë këtë rol vendimtar dhe të mbetet promotore e proceseve integruese për Kosovën në strukturat evro-atlantike.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, Bajden e ka përgëzuar Thaçin për rolin e liderit në marrjen e vendimeve të guximshme dhe të duhura në interes të Kosovës.

Ai e ka siguruar kryeministrin e Kosovës se Shtetet e Bashkuara do të vazhfojnë të mbeten thellësisht të angazhuara në Kosovë dhe të kërkojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.

Xhozef Bajden përsëri ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të palëkundura në mbështetje të plotë të tërësisë territoriale dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës.

Pas Uashingtonit, kryeministri Thaçi e vazhdon turneun në Shtetet e Bashkuara me një vizitë në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG