Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi i talibanëve – 8 policë të vrarë


Policia afgane dhe trupat e NATO-s zhvillojnë hetime pas një sulmi vetëvrasës në Farab
Policia afgane dhe trupat e NATO-s zhvillojnë hetime pas një sulmi vetëvrasës në Farab
Së paku tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë nga një sulm i talibanëve, në provincën perëndimore, Farah.

Zëdhënësi i talibanëve, Jusuf Ahmadi, tha se përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët.

Ky sulm u bë pasi dje nga një sulm vetëvrasës talibanë në provincën Farab u vranë së paku 12 vetë, përfshirë edhe tre ushtarë amerikanë.

Në këtë sulm ishin vrarë edhe disa policë afganë.
XS
SM
MD
LG