Ndërlidhjet

Iran: Dënohet aktivisti për të drejtat e njeriut


Protestë në Iran në kërkim të të drejtave të njeriut
Protestë në Iran në kërkim të të drejtave të njeriut
Mansoureh Behkish, aktivist i njohur iranian për të drejtat e njeriut, është dënuar me 4 vjet e gjysmë vjet burg për akuza lidhur me “tubim kundër sigurisë kombëtare” dhe për “përhapje të propagandës kundër sistemit”.

Një grup për të drejtat e njeriut në Paris tha se dënimi i këtij aktivisti ka për qëllim frikësimin e tij dhe të veprimtarëve të tjerë në Iran.

Ky grup ka kërkuar ndalje të menjëhershme të “keqtrajtimit juridik” të aktivistit Behkish.
XS
SM
MD
LG