Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 6 prillin në vite…


Sarajevë, 6 prill 1992.
Sarajevë, 6 prill 1992.
1992 - Trupat serbe fillojnë rrethimin e Sarajevës dhe luftën në Bosnjë. Rrethimi i Sarajevës nga forcat e Republikës Serbe të Bosnjës dhe atëbotë të Armatës Popullore të Jugosllavisë, ka zgjatur 1,425 ditë, gjatë së cilës kohë kanë humbur jetën 11,541 njerëz, prej tyre 643 fëmijë.

1327 - Poeti Françesko Petrarka për herë të parë sheh dashurinë e tij të idealizuar, Laurën, në një kishë në Avinjon.

1672 - Franca i shpall luftë Holandës.

1667 - Një tërmet i fuqishëm rrafshon Dubrovnikun, atëbotë qytet-shtet i pavarur.

1821 - Napoleon Bonaparta dërgohet në ekzil në Elbë.

1917 - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i deklarojnë luftë Gjermanisë. Këtë e bën presidenti Uodrou Ulilson gjatë një fjalimi të mbajtur në Kongresin amerikan.

1938 - Materiali Teflon shpiket nga Roy J Plunkett.

1941 - Gjermania naziste e Adolf Hitlerit nis operacionin Castigo për pushtimin e Jugosllavisë.

1981 - Qeveria jugosllave dërgon trupa në Kosovë.

2009 - Një tërmet i fuqishëm godet L’Akuilan e Italisë, duke lënë të vdekur 307 persona.(z.p.)
XS
SM
MD
LG