Ndërlidhjet

Thaçi: Serbët në veri gënjehen nga Serbia


Hashim Thaçi në takimin me zëvendës presidentin amerikan, Xhoe Bajden në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Serbia vazhdon t’i gënjejë serbët në pjesën veriore të Kosovës, lidhuir me mundësinë e ndarjes.

“Tash e 13 vite, serbët në veri janë të gënjyer nga Serbia, se mund të ndodhte ndarja e Kosovës. Por, më 15 korrik të vitit të kaluar, kjo ëndërr e Serbisë është shuar njëherë e përgjithmonë. Kosova do të jetë një, unike dhe me integritet territorial të paprekshëm, të garantuar dhe të njohur ndërkombëtarisht”, tha Hashim Thaçi, në fjalimin e tij, mbrënë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Mëtutje ai theksoi se serbëve u duhen investime dhe programe sociale e jo “mesazhe të vjetra, që ata i mbajnë pengje”.

Ai kërkoi që Serbia të veproj në mënyrë të civilizuar ndaj Kosovës.

Duke u shprehur për njohjet e mëtejshme të Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se Brukseli duhe të bëjë më tepër për të ndikuar në pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë.

Megjithatë ai theksoi se kjo nuk është pengesë për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Ajo që është jashtëzakonisht me rëndësi është se vendet e BE-së, edhe këto 5 vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në mënyrë unike dhe të bashkuar e mbështesin perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës”, tha Hashim Thaçi mbrëmë në Uashington.
XS
SM
MD
LG