Ndërlidhjet

Sarajevë: Shënohet 20 vjetori i fillimit të rrethimit


Në Sarajevë përkujtohen 11541 të vrarët gjatë rrethimit që filloi para 20 vitesh

Në Sarajevë përkujtohen 11541 të vrarët gjatë rrethimit që filloi para 20 vitesh

Saktësisht 11541 karriga të kuqe janë radhitur në rrugën kryesore në Sarajevë, nga një për secilin burrë, grua dhe fëmijë, të vrarë gjatë rrethimit të qytetit para 20 vjetësh.

Sarajeva sot e shënon 20 vjetorin e fillimit të bllokadës nga forcat serbe të Bosnjës.

Nga luftërat e zhvilluara në Ballkan u shkatërrua ish Jugosllavia.

Rrethimi zgjati 44 muaj, që është rrethimi më i gjatë në historinë moderne.

Me këtë filloi lufta në Bosnjë në periudhën 1992 – 1995, në të cilën më se 100 mijë njerëz janë vrarë dhe më se 2.2 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë raporton se ngjarjet e organizuara për përkujtimin e këtij përvjetori, shihen si mundësia e parë në 20 vitet e kaluara, që banorët e Sarajevës kolektivisht t’i përkujtojnë viktimat.
XS
SM
MD
LG