Ndërlidhjet

Rusia i kritikon SHBA-të për dënimin e tregtarit me armë


Alla Bout, gruaja e Viktor Boutit, para fotografisë së bashkëshortit të saj, gjatë një proteste afër Konsullatës së SHBA-ve në Shën Petersburg të Rusisë

Alla Bout, gruaja e Viktor Boutit, para fotografisë së bashkëshortit të saj, gjatë një proteste afër Konsullatës së SHBA-ve në Shën Petersburg të Rusisë

Rusia sot i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për dënimin e tregtarit famëkeq rus të armatimit, Viktor Bout, si “të pabazë dhe të njëanshëm”.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se Moska do të bëjë çdo gjë të mundshme për kthimin e Boutit në Rusi.

Bout, që është i njohur edhe si Tregtari i Vdekjes, është dënuar dje me 25 vjet burg nga një gjykatë në Shtetet e Bashkuara, pasi ishte shpallur fajtor për konspiracion për shitje të armatimit te kryengritësit kundër Shteteve të Bashkuara në Kolumbi.

Një gjyqtar në Gjykatën federale në Menhetën, poashtu, ka urdhëruar që ai të paguaj shumën prej 15 milionë dollarësh.

Viktor Bout ka këmbëngulë se është biznesmen legjitim.

Ish oficeri i armatës sovjetike, Bout, ishte arrestuar në Tajlandë në vitin 2008, pas një operacioni të fshehtë, në të cilin informatorët e Shteteve të Bashkuara paraqiteshin si kryengritës të Kolumbisë, dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG