Ndërlidhjet

EULEX heton 93 raste të korrupsionit e krimit të organizuar


Zëdhësi i EULEX-it Nikollas Hotën
Zëdhësi i EULEX-it Nikollas Hotën
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë është duke hetuar më shumë se 90 raste që kanë të bëjnë me korrupsion dhe krim të organizuar, bënë të ditur përfaqësues të këtij misioni.

Ata njoftuan se, deri më tani, janë marrë 46 vendime për raste të tilla.

Zëdhënësi i EULEX-it, Nikollas Hotën, i tha Radios Evropa e Lirë, se nga hetimet për krim të organizuar dhe korrupsion nuk do të përjashtohen as zyrtarët e lartë të institucioneve të ndryshme kosovare.

“Nuk do të komentoja detajet e hetimeve apo individët që po hetohen. Ajo që mund të them është se EULEX-i do të hetojë rastet serioze të krimit të organizuar e korrupsionit kudo që ndodhin këto krime dhe këdo që përfshijnë ato”, tha Hotën.

Ditë më parë, me urdhër të prokurorëve të EULEX-it, ishte arrestuar ish-kreu i Task-Forcës kundër Korrupsionit, Nazmi Mustafi, i cili bashkë me Reshat e Xhelal Zherkën dyshohet të jenë të përfshirë në shpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrim të ndikimit.
XS
SM
MD
LG