Ndërlidhjet

logo-print

Kandahar: Nga zjarri në cisternën e NATO-s – 7 të vdekur


Polici afgan afër cisternës së djegur në Kandahar

Polici afgan afër cisternës së djegur në Kandahar

Zyrtarët e Afganistanit thonë se shtatë civilë kanë vdekur sot në provincën jugore Kandahar, kur një cisternë që e furnizonte NATO-n me karburante, u përfshi nga zjarri.

Zyrtarët lokalë policorë thanë se cisterna ishte rrëzuar, ndërsa zjarri e kishte përfshirë edhe një veturë që kalonte aty afër.

Policia në Kandahar tha se tre civilë të tjerë janë plagosur seriozisht në incident, që ndodhi në qarkun Panxhvai.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë duke thënë se e kanë hedhur një raketë drejt cisternës dhe kjo ka shkaktuar eksplodim, por policia tha se në kohën e incidentit nuk ka pasur aktivitet të kryengritësve në atë hapësirë.
XS
SM
MD
LG