Ndërlidhjet

EULEX dorëzoi katër trupa të pajetë në Serbi


Pjesëtarë të misionit Euleks në Kosovë
Pjesëtarë të misionit Euleks në Kosovë
Misioni EULEX në Kosovë sot ka njoftuar se ekspertët e tij mjekoligjorë dhe ata të Kosovës, i kanë dorëzuar mbetjet e katër personave, që prej vitit 1999 konsideroheshin të zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë.

Mbetjet i janë dorëzuar përfaqësuesve të Komisionit të qeverisë së Serbisë për persona të pagjetur.

Në këtë rast, të pranishëm ishin edhe anëtarët e Komisionit të qeverisë së Kosovës për persona të zhdukur dhe ata të ministrisë së drejtësisë.

Dje EULEX në Merdarë i kishte dorëzuar mbetjet mortore të katër personave.

Prej dhjetorit të vitit 2008, kur ekspertët e misionit evropian iu bashkuan Departamentit për mjekësi ligjore në Prishtinë, familjeve u janë dorëzuar mbetjet mortore të 291 individëve.
XS
SM
MD
LG