Ndërlidhjet

Liderët e Vetëvendosjes – në Gjermani


Albin Kurti
Albin Kurti
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe nënkryetari i parë, Shpend Ahmeti, kanë qëndruar për një vizitë dyditëshe në Berlin të Gjermanisë.

Gjatë kësaj vizite, ata janë takuar me udhëheqës të dy partive më të mëdha në këtë vend, CDU dhe SPD, dhe me zyrtarë gjermanë, njofton lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë kuadër, Kurti dhe Ahmeti, u njohën për së afërmi me qëndrimet e dy partive kryesore në Gjermani për situaën në Kosovë.

Poashtu, është diskutuar edhe për mërgatën shqiptare në Gjermani dhe rolin që ka ajo në zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës.
XS
SM
MD
LG