Ndërlidhjet

Turqi: Shqetësim për refugjatët nga Siria

  • RFE /RL

Refugjat sirian në Turqi

Refugjat sirian në Turqi

Ministri i jashtëm in Turqisë, Ahmet Davutogllu, tha se vendi i tij mund të kërkojë ndihmën e Kombeve të Bashkuara, nëse më tepër refugjatë nga Siria arrijnë në Turqi.

Davutogllu ka thënë se ai ka biseduar sot me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, për ta informuar për këtë çështje, pasi 2500 refugjatë kaluan në Turqi, gjatë 24 orëve të fundit, kështu që numri i tërësishëm i tyre arriti në 24 mijë.

Në Siri, aktivistët thonë se forcat e sigurisë sot e vazhduan ofensivën e tyre kundër luftëtarëve opozitarë në lagjet e kryeqytetit Damask, dhe në hapësirat e tjera në mbarë vendin.

I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, i tha dje Asanblesë së Përgjithshme të OKB-së se ka raporte “alarmuese” për viktima në Siri.
XS
SM
MD
LG