Ndërlidhjet

logo-print

Gruaja e Sheshelit garon për presidente


Vojisllav Sheshel në posterë zgjedhorë, Serbi, mars 2012

Vojisllav Sheshel në posterë zgjedhorë, Serbi, mars 2012

Gruaja e të dyshuarit për krime lufte, Vojisllav Sheshel do të garojë për presidente në zgjedhjet e majit në Serbi.

Partia Radikale Serbe tha se Shesheli, që është lider i partisë ka urdhëruar nga Tribunali i Hagës, që Jadranka Sheshel të jetë kandidate e partisë.

Ajo nuk është marrë kurrë më parë me politikë.

Vojisllav Sheshel akuzohet për përfshirje në vrasjet kundër joserbëve gjatë luftës në Kroaci dhe në Bosnje gjatë viteve të '90-ta.

Kandidatët kryesorë për zgjedhjet e 6 majit janë ish presidenti Boris Tadiq, që dha dorëheqje formale në javën e kaluar për të hapur rrugën për zgjedhjet, dhe Tomisllav Nikoliq, lider i Partisë Përparimtare Serbe, dhe ish aleat i Sheshelit.
XS
SM
MD
LG