Ndërlidhjet

logo-print

"Sarajevasve t'iu sigurohet dinjiteti"


Sarajevë, 6 prill 2012

Sarajevë, 6 prill 2012

Njëzet vjet pas nisjes së rrethimit të Sarajevës “mendimet tona janë me sarajevasit e të gjitha etnive, të vrarë dhe të plagosur në rrethimin më të gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka deklaruar përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Valentin Inzko.

“Rrethimi ka qenë sulm ndaj civilizimit dhe humanizmit. Heronjtë e asaj kohe dhe të tashmes janë qytetarët e këtij qyteti, që nuk kanë lejuar që me këto sulme të thyhet shpirti dhe vlera që i ka mbajtur gjallë”, tha Inzko.

“Mirënjohja më e madhe për Sarajevën dhe të gjithë qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës, të cilët kanë vuajtur kaq shumë, është që tash t’iu sigurohet dinjiteti, shpresa dhe besimi në të ardhmen”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG