Ndërlidhjet

Rexhepi: Do t'i pengojmë zgjedhjet serbe


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës. Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se policia ka plan operativ për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë. Ai ka thënë po ashtu se kushdo që përpiqet që të pengojë policinë në kryerjen e punës së saj, do të arrestohet.

“Plani operativ i ka tri komponente: e para është zbulimi i informacioneve se ku nisin dhe nëse zgjedhjet po organizohen diku; e dyta është pengimi i tyre, konfiskimi i materialit zgjedhor në kufi dhe pamundësimi i fushatës, që mund të krijojë tensione dhe të cenojë sigurinë në Kosovë; si dhe e treta është konfiskimi i atij materiali që ia del të hyjë në Kosovë”, ka thënë Rexhepi për mediat lokale serbe në Kosovë.

Zgjedhjet lokale të Serbisë mbahen më 6 maj. Shteti serb i ka shpallur ato edhe për disa komuna kosovare veprim ky që është konsideruar i paligjshëm nga mekanizmat kosovarë dhe ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG