Ndërlidhjet

Obama tërheq vërejtjen për 'rritje-rëniet' e ekonomisë


Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti Barak Obama sërish ka tërhequr vërejtjen se tregu amerikan ende përballet me “rritje dhe rënie”, me gjithë lajmin se ekonomia është rritur me 120 mijë vende të reja pune në muajin e kaluar, njofton AP.

Punësimi në muajin mars, ka qenë më i vogël për 200 mijë vende pune, që janë shtuar radhazi në ekonomi në tre muajt e kaluar.

Papunësia ka rënë në 8.2 për qind, por kjo pasi që shumica e amerikanëve nuk po kërkojnë më punë.

Përqindja e papunësisë pritet të jetë faktor i rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Obama tha se nuk ka çështje më të rëndësishme sesa rikthimi i sigurisë ekonomike për familjet amerikane.

Presidenti amerikan ka bërë këto komente në një forum të Shtëpisë së Bardhë mbi rolin e grave në ekonomi.
XS
SM
MD
LG