Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqje drejtori i OEAK-së, Visar Bajra


Prishtina

Prishtina

Përmes një komunikate për shtyp Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë bën të ditur se Visar Bajra, për arsye personale, ia ka paraqitur Bordit të Drejtorëve dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit ekzekutiv.

Ky vendim, sipas OEAK hyn në fuqi nga data 6 prill 2012.

“Bordi i Drejtorëve i Odës Ekonomike Amerikane e ka pranuar dorëheqjen e zotit Bajra dhe në të njëjtën kohë e ka falënderuar atë për kontributin e tij gjatë periudhës së shërbimit në këtë post”, thuhet në njoftim

Bordi i Drejtorëve thuhet në komunikatë e ka caktuar ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv, zëvendësdrejtorin e tanishëm të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekën.
XS
SM
MD
LG