Ndërlidhjet

Maqedoni-Shqipëri, vetëm me letërnjoftime


Kalim kufitar në Maqedoni

Kalim kufitar në Maqedoni

Shtetasit e Maqedonisë dhe Shqipërisë prej sot kanë filluar të lëvizin vetëm me letërnjoftime pasi ka hyrë në fuqi marrëveshja mes dy vendeve e arritur në dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë mes ministrit te Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Përveç me Shqipërinë, Maqedonia marrëveshje të këtillë tashmë ka filluar të zbatojë edhe me Serbinë.

Zyrtarë të qeverisë nga radhët e BDI-së kanë deklaruar se një marrëveshje e këtillë do të arrihet edhe me Republikën e Kosovës, por pasi qytetarët e saj të jenë pajisur me letërnjoftime biometrike.
XS
SM
MD
LG