Ndërlidhjet

Hartman: Bildt s'meritonte të vinte në Sarajevë


Ish zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Florens Hartman
Ish zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Florens Hartman
Shënimi i 20 vjetorit të fillimit të rrethimit të Sarajevës dhe tmerreve që ai qytet po kalonte, mori një kthesë të papritur, kur në rrugë u takuan ish-zëdhënësja e Tribunalit të Hagës Florens Hartman dhe ish Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë, Karl Bildt.

Para kalimtarëve të habitur, afër mijëra karrigeve të kuqe, që përfaqësonin viktimat e rrethimit, Florenc Hartman e pyeti Bildtin se pse kishte ardhur në Sarajevë.

“Nuk është dashur të vinte në Sarajevë. Është dashur të vijë, atëherë kur ka mundur të bëjë dicka”, iu tha ajo gazetarëve, që ishin në takim.

“Ai nuk meriton të jetë sot këtu. Kur ka mundur të bënte dicka, ai thoshte se Millosheviqi është një djalë i mirë, dhe kjo është e shkruar edhe në transkripte,” ka thënë ajo.

Ajo shtoi se Bildt me politikën e tij nuk ka bërë asgjë për të shkurtuar vuajtjet e Sarajevës dhe gjithë Bosnjes.

“Për këtë arsye mendoj se nuk e kishte vendin këtu”, ka thënë Florens Hartman per ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Suedisë, Karl Bildt.
XS
SM
MD
LG