Ndërlidhjet

SHBA nuk njeh pavarësinë e tuaregëve


Mali, 21 mars 2012

Mali, 21 mars 2012

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë deklaratën e kryengritësve në Mali, se territori verior mbi të cilin kanë vënë kontroll, tash është i pavarur nga pjesa tjetër e vendit.

Edhe Evropa dhe Unioni Afrikan kanë refuzuar të njohin lëvzijen e kryengritësve tuaregë.

Kryengritësit tuaregë të ndihmuar nga militantët islamikë kanë marrë kontrollin e zonës që është kryesisht shkretërirë- më e madhe se Franca- në muajin e kaluar pas një grusht-shteti në kryeqytetin Bamako.

Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Azauadit i kërkoi komunitetit ndërkombëtar njohjen e shtetit të ri dhe tha se do të respektojë kufijtë e shteteve fqinje.
XS
SM
MD
LG