Ndërlidhjet

logo-print

Orteku ngujon mbi 100 ushtarë pakistanezë


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Televizioni pakistanez ka raportuar se një ortek, në një zonë të shkëputur në Himalaje ka bllokuar deri 150 ushtarë pakistanezë.

Disa raporte thonë se ushtarët janë ngujuar, të tjerët thonë se ata janë mbuluar nga orteku që ka rënë mbi bazën e tyre ushtarake.

Zyrtarët pakistanezë ende nuk kanë raportuar për ngjarjen.

Incidenti ka ndodhur në rajonin e kontestuar të Siaçenit në Kashmir, i cili gjendet në malet Karakoram, afër kufirit me Indinë.

Edhe Pakistani edhe India kanë vendosur mijëra ushtarë në territorin e ndarë të Kashmirit.

Moti i keq në Siaçen thuhet se ka marrë më shumë jetë sesa luftimet.
XS
SM
MD
LG