Ndërlidhjet

Lideri i ri i Jemenit shkarkon shefat ushtarakë


Presidenti i Jemenit, Abed-Rabu Mansur Hadi

Presidenti i Jemenit, Abed-Rabu Mansur Hadi

Presidenti i ri i Jemenit, Abed Rabo Mansur Hadi i ka shkarkuar katër guvernatorë dhe dhjetëra gjeneralë ushtarakë për “t’i hapur rrugë zyrtarëve të rinj”.

Gjenerali i Forcave Ajrore, Muhamed Saleh al-Ahmar, vëllai i ish presidentii Ali Abdullah Saleh, dhe kreu i gardës presidenciale, që është nip i ish presidentit, janë në mesin e të shkarkuarve.

Gjatë pushtetit të tij që zgjati më shumë se 30 vjet, presidenti Saleh u kishte dhënë pozita të rëndësishme në qeveri të afërmve të tij.

Pas protetave të dhunshme në vitin e kaluar, Saleh qe pajtuar që të dorëzojë pushtetin.

Hadi është bërë president në muajin shkurt, në zgjedhjet në të cilat ai ishte i vetmi kandidat.

Edhe pas zgjedhjes së tij, janë zhvilluar protesta në kërkim të spastrimit të ushtrisë nga të afërmit e Salehit.
XS
SM
MD
LG