Ndërlidhjet

Thaçi diskuton në SHBA zhvillimin e sektorit privat


Kryeministri Hashim Thaçi në takim me sekretarin ametikan të Tregtisë, Xhon Brajson

Kryeministri Hashim Thaçi në takim me sekretarin ametikan të Tregtisë, Xhon Brajson

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndirmit në Shtetet e Bashkuara është takuar me sekretarin e Departamentit për Tregti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Brajson për të diskutuar siç është thënë, mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë në mes dy shteteve në fushën e zhvillimit të sektorit privat.

Kryeministri Thaçi, sipas një njoftimi ëpr media nga kabineti I tij, e informoi z. Brajson për politikat ekonomike të Qeverisë së Republikës së Kosovës “në funksion të fuqizimit të sektorit privat, politika këto që fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe asaj fizike.”

Sekretari i Departamentit për Tregti të Shteteve të Bashkuara, zoti Brajson, sipas njoftimit, i konfirmoi kryeministrit Thaçi vazhdimin e projekteve ekzistuese në fushën e infrastrukturës ligjore dhe të promovimit të investimeve.

Po ashtu, ai konfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e Departamentit të Tregtisë për projekte të reja për nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë.

Në takim tjetër, kryeministri Thaçi është takuar me drejtorin e përgjithshëm të “Zërit të Amerikës”, David Ensor, gjatë të cilit takim, e ka “çmuar lartë punën profesionale, që zhvillohet në këtë medium të rëndësishëm ndërkombëtar”.

Kryeministri Thaçi ka theksuar se “Zëri i Amerikës gjatë kohës më të rëndë të historisë së popullit tonë ka qenë gjithmonë një dritare shprese, që ka ndihmuar shumë në promovimin e çështjes së Kosovës”.
XS
SM
MD
LG