Ndërlidhjet

Hamasi ekzekuton "kolaboracionistin" e Izraelit


Rripi i gazës, mars 2012
Rripi i gazës, mars 2012
Grupi islamik Hamas ka ekzekutuar një palestinez, të dënuar se ka bashkëpunuar me Izraelin dhe dy të tjerë të dënuar për përfshirje në vrasje.

Ministria e Brendshme e Autoritetit Palestinez tha se që të tre janë varur në qytetin e Gazës. Në deklaratë nuk u bë i ditur identiteti i tyre.

Në deklaratë thuhet se familjet e viktimave kanë mundur t’i shpëtojnë në çastet e fundit, duke i falur ata, por një gjë e tillë, thuhet se është refuzuar nga familjarët.

Incidenti është i pari për këtë vit, kur Hamasi ekzekuton dikë pse ka “bashkëpunuar” me izraelitët.
XS
SM
MD
LG