Ndërlidhjet

Ushtria përpiqet t'i shpëtojë të ngujuarit nga orteku


Pamje e akullnajave Siachen në pjesën veriore të Pakistanit.
Pamje e akullnajave Siachen në pjesën veriore të Pakistanit.
Ushtria pakistaneze po përpiqet që të shpëtojë më shumë se 100 ushtarë të ngujuar nga orteku i së shtunës në një rajon të kontestuar të Himalajeve.

Zëdhënësi i Ushtrisë Pakistaneze, Atar Abas, ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes.

“Në orën 6 të mëngjesit, është rrokullisur orteku dhe ka ngujuar 113 trupa. Ekipet e shpëtimit janë dërguar atje. Ne po përdorim helikopterë, qenët dhe trupat për të kërkuar të mbijetuarit”, ka thënë Abas.

Incidenti ka ndodhur në rajonin e kontestuar të Siaçenit në Kashmir, i cili gjendet në malet Karakoram, afër kufirit me Indinë.

Edhe Pakistani edhe India kanë vendosur mijëra ushtarë në territorin e ndarë të Kashmirit.

Moti i lig në Siaçen thuhet se ka marrë më shumë jetë sesa luftimet

Një zyrtar tjetër i ushtrisë ka thënë se numri i të ngujuarve mund të jetë 130.

Duke shprehur shokun rreth incidentit, kryeministri Jusuf Raza Gilani ka thënë se “ai në asnjë mënyrë nuk do të minojë moralin e lartë të ushtarëve dhe oficerëve”.

Me një lartësi prej 7 mijë metrash, akullnaja e Siaçenit në mallet e Himalajeve, njihet si fushëbeteja më e lartë botërore. (a.i.)
XS
SM
MD
LG