Ndërlidhjet

logo-print

Adoleshenti kinez shet veshkën për iPhone


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Media shtetërore raporton se autoritetet kanë arrestuar pesë persona në Kinën Jugore, pasi një adoleshent ua ka shitur veshkën për të blerë një iPhone dhe një iPad.

Agjencia e lajmeve Xinhua tha se prokurorët në qytetin Çenzhou kanë akuzuar të dyshuarit për heqjen ilegale dhe transplantimin e veshkës së një nxënësi 17 vjeçar.

Adoleshenti, të cilit i është bërë i ditur vetëm mbiemri, Uang, thuhet se ka marrë rreth 3 mijë dollarë për veshkën e tij.

Xinhua tha se në mesin e të arrestuarve është një kirurg, që raportohet se e ka hequr veshkën e adoleshentit në prillin e vitit të kaluar.

Xinhua tha se rreth 1.5 milionë njerëz në Kinë kanë nevojë për transplantim, por vetëm rreth 10 mijë kryhen çdo vit, duke nxitur kështu tregtinë ilegale me organe.
XS
SM
MD
LG