Ndërlidhjet

logo-print

Ndërron jetë disidenti i njohur kinez


Tanke dhe ushtarër ruajnë avenynë Çangan, që çon në sheshin Tiananmen, dy ditë pas aksionit të tyre ndaj protestuesve pro-demokarcisë, Pekin 1989

Tanke dhe ushtarër ruajnë avenynë Çangan, që çon në sheshin Tiananmen, dy ditë pas aksionit të tyre ndaj protestuesve pro-demokarcisë, Pekin 1989

Disidenti i mirënjohur kinez ka vdekur në Shtete e Bashkuara, ku pat ikur nga Kina gjatë aksioneve ushtarake të vitit 1989 ndaj lëvizjes pro-demokratike.

Fang Lizhi, që ka vdekur në moshën 76 vjeçare nga shkaqet natyrore, ishte profesor i fizikës në Universitetin e Arizonës.

Fjalimet e Fangut për demokraci kanë motivuar protestat studentore në Kinë në vitet e ’80-ta.

Ai dhe familja e tij kërkuan strehë për pothuaj një vit në ambasadën amerikane në Pekin në vitin 1989, pas që ushtria kineze shtypi protestueit në sheshin Tiananmen në Pekin.

Pas një koncesioni nga Pekini, Fang u lejua që ta lëshojë Kinën, pas të cilës kohë, u vendos në SHBA.
XS
SM
MD
LG