Ndërlidhjet

Viktima të reja në Siri


Homs, Siri, prill 2012

Homs, Siri, prill 2012

Të paktën 24 nejrëz janë vrarë në luftimet e reja në Siri të shtunën.

Aktivistët thonë se ata kanë vdekur gjatë sulmit të forcave qeveritare siriane në Latamneh, periferi e Hamës.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun ka dënuar sulmet e vazhdueshme të forcave qeveritare siriane në qytetet e kontrolluara nga grupet opozitare.

Ai ka thënë se ato “shkelin” marrëveshjen me Këshillin e Sigurimit të OKB-së për tërheqjen e trupave.

Ban tha se marrëveshja e presidentit sirian Bashar al-Asad për të ndërprerë përdorimin e armëve të rënda më 10 prill nuk “është justifikim për vrasjet e vazhdueshme” deri në atë kohë.
XS
SM
MD
LG