Ndërlidhjet

Jahjaga: Nuk do ketë ndarje e as shkëmbim territoresh


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as shkëmbim të territoreve apo popullsisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe nuk do të ketë zgjedhje lokale serbe në territorin e Kosovës, ka thënë sot presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Këto deklarata, presidentja Jahjaga, i ka bërë në takim me gazetarë, në shënimin e njëvjetorit të marrjes së postit të presidentes së Kosovës.

“Nuk ka ndarje të Kosovës dhe nuk ka ndarje të Serbisë. Nuk ka shkëmbim të territoreve dhe as të popullsisë, as në mes të Kosovës dhe në mes të Serbisë”, ka thënë presidentja Jahjaga.

“ Zgjedhjet lokale (serbe) nuk do të mbahen në territorin e Kosovës. Ky është qëndrim zyrtar i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe i përkrahur edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Kurse, ne si institucione të Republikës së Kosovës e kemi thënë dhe e përsërisim, se për shtetasit apo qytetarët që kanë dyshtetësi, është e drejtë, që është konform normave dhe standardeve të tjera ndërkombëtare dhe kjo do të bëhet duke i respektuar standardet tjera, të gjitha standardet evropiane".

"Zakonisht, në çdo shtet mund të realizohet përmes ambasadave. Edhe për shtetin fqinj të Serbisë, do të ishte më së lehti që ta ketë ambasadën dhe t'i realizojë këto zgjedhje”, ka theksuar presidentja Jahjaga.
XS
SM
MD
LG