Ndërlidhjet

BE kërkon transfer paqësor të pushtetit në Malavi


Selia e Komisionit Evropian, Bruksel
Selia e Komisionit Evropian, Bruksel
Bashkimi Evropian i është bashkuar thirrjeve ndërkombëtare për një transferim paqësor të pushtetit në Malavi, pas vdekjes së presidentit Bingu va Mutarika.

Në një deklaratë të përbashkët në emër të BE-së, presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompei dhe presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, thanë se i “shprehin ngushëllimet më të thella nënpresidentit Xhojs Banda dhe popullit të Malavit për vdekjen e papritur të presidentit Bingu va Mutarika".

“Malavi në 20 vjetët e kaluara ka qenë shembull për demokracinë dhe për tranzicionet paqësore të pushtetit dhe respektimin e kushtetutës dhe rezultateve zgjedhore.
Shprehim shpresën tonë se kjo traditë do të respektohet“, thuhet në deklaratë.

Sipas kushtetutës, nënpresidenti, Xhojs Banda, 62 vjeçar merr mandatin e mbetur të presidentit, që përfundon në fillim të 2014-ës.
XS
SM
MD
LG