Ndërlidhjet

Sulmohet aeroporti i Jemenit


Pamje nga dhuna e mëhershme në Jemen

Pamje nga dhuna e mëhershme në Jemen

Sulmues besnikë të presidentit të rrëzuar të Jemenit kanë sulmuar ndërtesat në aeroportin kryesor të vendit me armë kundër-ajrore, duke i detyruar autoritetet që ta mbyllin atë, kanë deklaruar zyrtarët.

Sulmi ka ardhur si reagim ndaj shkarkimit të shefave ushtarakë, të emëruar nga ish presidenti Ali Abdullah Saleh.

Rrethimi vë në pah sfidat me të cilat përballet presdienti i ri i Jemenit, i cili u zotua se do ta spastrojë ushtrinë, mekanizmat e sigurisë dhe qeverinë nga besnikët e Salehut.

Ndryshe, Abed Rabo Mansur Hadi i ka shkarkuar katër guvernatorë dhe dhjetëra gjeneralë ushtarakë për “t’i hapur rrugë zyrtarëve të rinj”.

Gjenerali i Forcave Ajrore, Muhamed Saleh al-Ahmar, vëllai i ish presidentii Ali Abdullah Saleh, dhe kreu i gardës presidenciale, që është nip i ish presidentit, janë në mesin e të shkarkuarve.

Gjatë pushtetit të tij që zgjati më shumë se 30 vjet, presidenti Saleh u kishte dhënë pozita të rëndësishme në qeveri të afërmve të tij.

Pas protestave të dhunshme në vitin e kaluar, Saleh qe pajtuar që të dorëzojë pushtetin.

Hadi është bërë president në muajin shkurt, në zgjedhjet në të cilat ai ishte i vetmi kandidat.

Edhe pas zgjedhjes së tij, janë zhvilluar protesta në kërkim të spastrimit të ushtrisë nga të afërmit e Salehit.
XS
SM
MD
LG